Showbiz
Egli Tako rrëfen dashurinë: I dhashë besën dhe nuk kthehesha pas …
Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale në “Grida Duma Podcast”, ku flet për dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet, jetën pas “Big Brother VIP” dhe mënyrën se si e sheh sot botën.
Egli tregoi se askush nuk mund ta kuptojë çfarë ndodh brenda shtëpisë nëse nuk e ka përjetuar vetë.
“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, tha ajo, ndërsa pranoi se i kishte dhënë besën partnerit të saj dhe nuk kthehej më pas, edhe pse ishte e vetëdijshme se po gjykohej nga publiku.
Gjatë intervistës, Egli foli edhe për mënyrën se si e percepton dashurinë në ditët e sotme.
“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli, ndërsa foli edhe për materializmin dhe mënyrën se si shumë djem përpiqen të impresionojnë vajzat me luks, në vend të lidhjes së vërtetë.
Ajo tregoi edhe pse vendosi të heqë dorë nga trupi shumë muskuloz që kishte ndërtuar në palestër.
“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha ajo.
E pyetur për jetën sentimentale, Egli pranoi se i mungon të ketë një partner, sidomos në fundjavë, por shtoi se nuk do të pranonte një lidhje që nuk e bën të lumtur.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother