Connect with us

Artistet Shqiptare

Elijona inspiron yjet botërore, veshjet e saj kalojnë kufinjtë shqiptarë

Elijona Binakaj edhe pas përfundimit të Big Brother vazhdon të jetë në qendër të mediave, por këtë herë ka kaluar kufinjtë shqiptarë.

Dy fustane të saj në bashkëpunim me “MINNA Fashion” dhe “Goddes Exclusive” kanë depërtuar deri në Amerikë, shkruan Artistët Shqiptarë.

Make up artistja dhe blogerja amerikane Marjan Tabibzadja me rreth 2 milionë ndjekës në Instagram, ka veshur të njëjtin fustan që ka veshur Elijona nga Goddes Exclusive.

Madje ajo në videon e publikuar në Instagram, shihen edhe pamjet e Elijonës me fustanin, duke iu referuar se si duket në trup.

Në anën tjetër kjo nuk është e vetmja. Tiktokerja e famshme spanjolle Tatiana Kaer me 20 milionë ndjekës në TikTok, ka publikuar nje album me foto, ku shihet me kunaten e saj nga familja mbreterore spanjolle, e cila zgjedhur pikërisht fustanin e personalizuar të Elijonës me emrin “ELI”, i cili është në tri ngjyra, që e gjeni në “Minna Fashion”.

Advertisement

Edhepse jo shpesh e pranishme në media, Elijona po ia del shumë mirë në botën e modës dhe ndikimi i saj, tashmë ka kaluar kufinjtë.

Advertisement

Trending