Showbiz
Elita dhe Gjiko nisin pushimet
Moderatorja Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, kanë zgjedhur Egjiptin si destinacionin e tyre të radhës për të shijuar disa ditë pushimesh larg angazhimeve të përditshme.
Përmes postimeve të fundit në rrjetet sociale, çifti ka ndarë me ndjekësit disa momente magjike nga ky udhëtim ekzotik.
Në fotot e shpërndara në profilin e saj në Instagram, Elita shfaqet mjaft elegante me një fustan të gjatë në ngjyrë të kaltër, duke kombinuar aksesorët në mënyrë perfekte për ambientin luksoz që i rrethon.
“E humbur në Netët Arabe”, ka qenë përshkrimi i zgjedhur prej saj, duke përcjellë atmosferën përrallore të mbrëmjeve në Egjipt.
Tashmë prej vitesh prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, çifti gjen gjithmonë kohë për të dedikuar momente romantike vetëm për njëri-tjetrin, duke mbetur një nga dyshet më të pëlqyera të publikut.
Nuk ka munguar në këtë album as një foto tejet romantike krah Gjikos, ku dyshja shihet e përqafuar buzë pishinës nën dritat e natës.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother