Connect with us

Showbiz

Emina uron Samin për ditëlindje me fjalët më të ëmbla nga zemra

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë një moment mjaft të ëmbël dhe romantik me ndjekësit e saj në Instagram.

Përmes një postimi në Instagram Story, ku shihet e përqafuar ngrohtësisht me bashkëshortin e saj, Sam Nazarian, Emina i ka dedikuar atij disa fjalë shumë speciale për ditëlindje.

Krah fotos ku dyshja duken më të dashuruar se kurrë, modelja shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Kam qenë e fatshme të festoj 16 ditëlindjet e fundit të jetës sate me ty dhe mund të mekoj me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetvetes… gjithmonë duke mësuar, gjithmonë i thjeshtë dhe më i përkushtuar e më i lidhur thellësisht se kurrë“

Me këtë postim, Emina ka treguar edhe një herë dashurinë e madhe dhe lidhjen e fortë që gëzon me partnerin e saj pas shumë viteve së bashku./Artistëtshqiptarë.

Advertisement
Advertisement

Trending