Showbiz
Fifi tregon arsyen pse nuk është aktive si më parë në muzikë
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi, ka vendosur t’u përgjigjet publikisht kritikëve dhe komenteve negative që merr shpesh në rrjetet sociale lidhur me karrierën dhe jetën e saj personale.
Përmes një videoje të ëmbël krah djalit të saj, Theo Mal, të cilën e shoqëroi me disa mesazhe të njëpasnjëshme, Fifi u shpreh se lexon shpesh komente si: “Ke dështuar Fifi”, “Na mungon Fifi e vjetër” apo “Pse po lodhesh kot”.
Ajo tregoi se zgjedhja e saj për ‘t’u shkëputur’ paksa ka një arsye shumë të madhe dhe madhështore.
“Ama Fifi ka pasur dhe e ka një prioritet momentalisht… Theo Malin. Jam pak e zënë duke rritur një burrë, me qenë i lumtur, i përmbushur dhe mos me i munguar në këto vitet e para mami”, ka shkruar këngëtarja, duke bërë të qartë se rolin e nënës e ka vendosur mbi çdo gjë tjetër.
Kujtojmë se artistja është bërë nënë e djalit të saj të parë prej tre vitesh me partnerin e saj, Adis Patushi.
Sidoqoftë, për të gjithë fansat e muzikës së saj, Fifi dha edhe një premtim në përshkrimin e postimit: “Jam e zënë duke qenë mami… ama mami do të kthjellohet edhe pak.. më besoni edhe pak”, duke paralajmëruar kthimin e saj me kohë të plotë në skenë. /Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit