Lajme
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
Ka filluar sot rrënimi i shtëpisë te “Rruga A”, që rrezikonte të shembej.
Rrënimi i kësaj shtëpie ishte planifikuar të kryhej të martën, por kjo nuk u arrit pasi pronari i kësaj shtëpie Faruk Maxhuni nuk u largua nga shtëpia e tij.
Ai dhe bashkëshortja e tij kanë kundërshtuar rrëzimin e shtëpisë pasi që kanë thënë se i kishin njoftuar policinë dhe Inspektoratin e Komunës së Prishtinës se ndërtimi i ndërtesave të reja në këtë lagje, e rrezikonte shembjen e kësaj shtëpie.
Në lidhje me këtë shtëpi, dje ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,
Ai ka thënë se kjo shtëpi është ndërtuar pa leje dhe ndodhet në pronë komunale.
“Evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vjetësh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut të rrëshqitjes së dheut. Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara. Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve dhe është pronë komunale. Gjithashtu, pajtohem me personat publikë që po prononcohen për këtë çështje duke thënë se “Prona është e shenjtë”. E tillë është edhe kjo pronë, pronë komunale, në pronësi të komunës dhe si e tillë meriton të njëjtin respekt dhe mbrojtje sipas ligjit”, ka shtuar dje Rama.

-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit