Showbiz
Filmi kosovar “Shame and Money” në garën kryesore të Sarajevo Film Festival
Filmi “Shame and Money”, me skenar dhe regji të Visar Morinës, do ta ketë premierën rajonale në kuadër të garës kryesore (Main Competition) të edicionit të sivjetmë të Sarajevo Film Festival.
Produksioni vjen nga Vicky Bane dhe Schuldenberg Films, në bashkëprodhim me Eagle Eye Films Kosova, Vertigo Ljubljana, On Film Production, List Production dhe Quetzalcoatl.
Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica dhe Alban Ukaj.
Skenari është shkruar nga Visar Morina dhe Doruntina Basha, ndërsa producentë të filmit janë Fabian Altenried, Sophie Ahrens, Kristof Gerega, Pia Hellenthal dhe Visar Morina. Në mesin e bashkëproducentëve janë Eshref Durmishi, Besnik Krapi, Danijel Hočevar, Dritan Huqi, Marija Dimitrova dhe Marc Goyens.
“Shame and Money” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, si dhe nga një sërë institucionesh dhe fondesh ndërkombëtare të filmit, përfshirë Eurimages – Council of Europe, German Federal Film Fund, Film- und Medienstiftung NRW, Slovenian Film Centre, National Center of Cinematography Albania, North Macedonian Film Agency, Tax Shelter of the Federal Government of Belgium, WDR dhe Fondation Suisa.
Përzgjedhja në garën kryesore të Sarajevo Film Festival, një nga festivalet më prestigjioze të filmit në rajon, përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për kinematografinë kosovare.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother