Lajme
Gjendet një grua pa shenja jete tek ura e Fshajtë e Gjakovës
Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në afërsi të urës së Fshajtë, në Gjakovë.
Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar për Indeksonlinen se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme, ndërsa pritet ardhja e ekipit të mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sipas tij, viktima dyshohet të jetë një grua rreth moshës 50-vjeçare dhe se nga vëzhgimi fillestar nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupin e saj.
“Aktualisht nuk kemi më shumë informacione sesa ato që janë lëshuar në komunikatë, ngase ende nuk ka arritur mjekësia ligjore dhe deri atëherë ne nuk mund të ndërhyjmë më shumë. Njësitet e nevojshme janë në vendngjarje. Viktima, femër, dyshohet të jetë rreth 50 vjeç. Për aq sa vërehet sipërfaqësisht, nuk ka shenja dhune. Kemi kontrolluar listën e raportimeve për persona të zhdukur gjatë kësaj jave dhe nuk kemi ndonjë rast që i përshtatet. Megjithatë, pas ekzaminimit nga IML-ja dhe hetimeve nga sektori rajonal, me siguri do të kemi më shumë të dhëna. Për momentin nuk e kemi identitetin e viktimës”, ka thënë Graishta për Indeksonlinen.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit