Showbiz
Gjesti dhe Selina, urimet më të veçanta për ditëlindjen e 26-të të DJ Gimbos
DJ Gimbo ka festuar 26-vjetorin e lindjes, duke e shënuar këtë ditë të veçantë pranë njerëzve më të dashur për të.
Me këtë rast, ai ndau në rrjetet sociale një mesazh falënderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij, duke shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka arritur deri më tani.
Por, për DJ Gimbon, kjo ditëlindje kishte një tjetër rëndësi. Ai tregoi se këtë vit e ka pritur ditëlindjen duke u ndjerë i kompletuar, krah partneres së tij, Selinës dhe njerëzve që i konsideron më të afërt.
Mes shumë urimeve që mori nga miqtë dhe fansat, vëmendje të veçantë morën dy prej tyre, ajo e Gjestit dhe Selinës.
Gjesti, përmes një postimi publik, e uroi mikun e tij me fjalë të përzemërta: “Urime baba këtu! Edhe shumë të tjera bashkë, edhe shumë tjera afër familjes, edhe shumë tjera me suksese”.
Urimi i Gjestit tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke treguar edhe një herë raportin e afërt që dyshja kanë, si në aspektin shoqëror, ashtu edhe atë profesional.
Ndërkohë, një urim publik nuk kishte si të mungonte as nga Selina. Partnerja e DJ Gimbos ndau në rrjetet sociale fjalë të ëmbla për të, duke ia bërë edhe më të veçantë këtë ditë.
Kështu, 26-vjetori i DJ Gimbos u shndërrua në një festë të mbushur me urime, dashuri dhe momente të veçanta pranë njerëzve të tij më të rëndësishëm.


-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit