Showbiz
Hati i drejtohet ndjekësve me një kërkesë mjaft specifike
Influencerja e njohur, Hati, ka ndarë një video me ndjekësit në TikTok, ku ka kërkuar ndihmën e tyre për një “problem” mjaft specifik.
Ajo ka treguar se po kërkon me ngulm një plazh plotësisht privat, ku të ketë mundësi të marrë rreze pa pasur nevojë të mbajë mbulesën.
Shkak për këtë kërkesë është bërë diferenca e madhe që i është krijuar në lëkurë nga daljet e përditshme.
Hati tregoi me shaka se vetëm duart, deri te kyçi, i kanë marrë një ngjyrë shumë të bukur kafe, ndërsa pjesa tjetër e trupit ka mbetur krejtësisht e bardhë.
Për të zgjidhur këtë problem për të, ajo u ka bërë thirrje ndjekësve që t’i sugjerojnë vende sa më diskrete.
“Nëse ka diku në Shqipëri, apo edhe jashtë Shqipërisë ndonjë plazh të tillë privat, më tregoni,” thotë ajo në video.
Mbetet të shihet nëse ndjekësit do t’i vijnë në ndihmë me ndonjë destinacion të fshehur, ku ajo mund të shijojë diellin në privatësi të plotë.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz1 month agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 days agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother