Lajme
I pakënaqur me notat e djalit, prindi dyshohet se kërcënoi drejtoreshën e shkollës në Ratkoc të Rahovecit
Një prind dyshohet se ka kërcënuar drejtoreshën e institucionit arsimor në Ratkoc të Rahovecit pas pakënaqësive lidhur me vlerësimin e djalit të tij.
Rasti është denoncuar në Polici nga drejtoresha e shkollës, e cila ka deklaruar se është kanosur nga prindi i një nxënësi, pas një mosmarrëveshjeje që lidhej me rezultatet shkollore.
Pas marrjes së kallëzimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit