Showbiz
Ish-banori i “BBVK” alarmon për profilet false: “Mos u besoni llogarive që përdorin emrin tim”
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Mevlan Shaba, ka reaguar publikisht pas krijimit të disa llogarive false që, sipas tij, po përdorin emrin dhe identitetin e tij pa autorizim.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Shaba ka paralajmëruar ndjekësit që të mos u besojnë profileve që paraqiten në emër të tij, duke theksuar se postimet, komentet apo mesazhet e tyre nuk kanë lidhje me të, shkruan Indeksonline.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që hasin llogari të tilla që t’i raportojnë si profile false dhe të mos shpërndajnë përmbajtjen e tyre.
Shaba ka deklaruar gjithashtu se çdo përdorim i paautorizuar i emrit, fotove apo identitetit të tij me qëllim dëmtimin e imazhit dhe reputacionit do të dokumentohet dhe do të denoncohet në kanalet përkatëse.
Në fund të reagimit, ish-banori i BBVK ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për personat që, sipas tij, po tentojnë ta dëmtojnë.
“Asgjë nuk më bëni. Unë e di shumë mirë se kush jam, çfarë vlere kam dhe nuk lejoj që veprimet e askujt të përcaktojnë apo të ndryshojnë atë që jam.”
Shaba ka sqaruar se llogaritë false nuk e përfaqësojnë atë dhe ka kërkuar nga ndjekësit që për çdo informacion t’u referohen vetëm profileve të tij zyrtare./Artistëtshqiptarë.

-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit