Showbiz
Ish-banorja e “Big Brother” rrëfen momentin kur për pak humbi jetën në det
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Armela Hyseni, ka ndarë një histori të vështirë nga fëmijëria.
Gjatë bisedës për pushimet dhe momentet e paharruara nga vera, ajo tregoi një episod kur për pak sa nuk humbi jetën gjatë një dite në plazh.
Armela tregoi se ngjarja ndodhi kur ishte e vogël dhe ende nuk dinte të notonte. Ajo kishte hyrë në det me mbajtëse noti në krahë, por në përpjekje për t’u kthyer drejt bregut, ra në një zonë ku krijohej një rrymë thithëse në ujë.
Sipas rrëfimit të saj, ajo nuk arrinte të dilte në sipërfaqe dhe kërkonte ndihmë, ndërsa vetëm duart i dukeshin mbi ujë. Në ato momente, një djalë që ndodhej pranë saj e pa dhe ndërhyri duke e nxjerrë nga deti.
“Thërrisja vetëm ‘ndihmë’, më dilnin pak gishtat. Më pa një djalë që më shpëtoi”, tregoi Armela gjatë bisedës.
Ajo u shpreh se kjo përvojë i ka lënë pasiguri dhe edhe sot e ka të vështirë të notojë.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother