Showbiz
Ish-Miss Universe Kosova, Arbesa Rrahmani, në pritje të ëmbël
Arbesa Rrahmani po përgatitet për një nga kapitujt më të bukur të jetës së saj.
Bukuroshja nga Ferizaj, e cila në vitin 2023 u kurorëzua Miss Universe Kosova dhe më pas përfaqësoi Kosovën në skenën e Miss Universe, është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Lajmin e bukur Arbesa e ka ndarë vetë me ndjekësit përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku së bashku me partnerin ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës.
Përmes një momenti të organizuar mes të qeshurash dhe emocionesh, çifti ka zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër të një djali.
“Nga dy, u bëmë tre. Mrekullia jonë e vogël…”, ka shkruar Arbesa krahas videos së publikuar, duke ndarë kështu me ndjekësit emocionet e pritjes së ëmbël.
Për Rrahmanin, e njohur fillimisht përmes botës së bukurisë dhe modelimit, ky është një kapitull i ri larg kurorave dhe pasarelave, teksa tashmë po përgatitet për rolin më të ri – atë të nënës.
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz4 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz3 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit