Showbiz
Jori Delli dhe babai i saj provojnë pijen virale të Dua Lipës
Modelja e njohur Jori Delli ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetin social TikTok, këtë herë përmes një videoje mjaft të lezetshme në shoqërinë e babait të saj.
Të dy vendosën të provonin trendin e famshëm që bëri xhiron e botës nga këngëtarja Dua Lipa: kombinimin e pijes Coca-Cola me lëng trangujsh turshi dhe speca djegës.
Ajo që pritej të ishte thjesht një eksperiment i çuditshëm, përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme!
Të dy u shfaqën duke shijuar pijen dhe në fund mbetën vërtet të befasuar, pasi kombinimi unik i shijes doli të ishte mjaft i pëlqyeshëm për ta.
Këtë moment plot humor, Jori e shoqëroi me mbishkrimin: “Nuk qenka keq ‘koka-kola’ e Dua Lipës!”
Marrëdhënia e ngushtë e modeles me të atin dhe sportiviteti i tyre në rrjetet sociale vazhdojnë të dhurojnë gjithmonë momente mjaft të pëlqyera për publikun./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit