Lajme
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës
Fluks i shtuar i automjeteve është regjistruar të hënën në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 11:49, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, ku për hyrje në Kosovë qytetarët po presin deri në 30 minuta.
Në Dheu të Bardhë është krijuar kolonë prej rreth 200 metrash në hyrje dhe 50 metrash në dalje, ku pritjet arrijnë deri në 10 minuta.
Ndërkaq, në Muçibabë kolona në hyrje ka arritur në 300 metra, ndërsa në dalje në 100 metra. Pritjet për dalje janë rreth 10 minuta.
Në Jarinje pritjet për dalje janë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në Merdarë nga pesë deri në 10 minuta në të dyja drejtimet.
Në pikat e tjera kufitare pritjet për automjete janë kryesisht nga dy deri në pesë minuta dhe nuk raportohet për kolona.
Për kamionët, pritjet në hyrje dhe dalje janë nga tri deri në pesë minuta, pa kolona të evidentuara.

-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother