Connect with us

Lajme

Konflikti për një banesë përfundon me rrahje brutale tek “Erta Invest” në Prishtinë – 38-vjeçari dyshohet se u hodh pa ndjenja në kanal

Një mosmarrëveshje për një banesë ka eskaluar në dhunë fizike në Prishtinë, ku një 38-vjeçar ka përfunduar me lëndime të rënda trupore.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është I.T, rreth 38-vjeçar, ndërsa të dyshuar janë Mustafa Grainca, rreth 52-vjeçar dhe Bujamin Ramuka, rreth 27-vjeçar.

Sipas informacioneve të mediumit, ngjarja ka ndodhur në zyrat e kompanisë “Erta Invest”, në rrugën “Kërçova” në Prishtinë.

Viktima ka deklaruar para hetuesve se kishte shkuar në zyrat e kompanisë për të zgjidhur një mosmarrëveshje lidhur me një banesë, por pas një debati verbal situata ka dalë jashtë kontrollit.

Ai pretendon se dy të dyshuarit e kanë zvarritur, e kanë sulmuar fizikisht dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja në një kanal.

38-vjeçari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku, sipas raportit mjekësor, ka pësuar thyerje të hundës, lëndim që e kualifikon rastin si “Lëndim i rëndë trupor”.

Advertisement

Mediumi raporton më tej me burime se të dyshuarit janë shoqëruar në Polici dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Bujamin Ramuka është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa Mustafa Grainca është liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement

Trending