Lajme
KQZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet e 7-qershorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, duke nisur programin e trajnimit të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të votimit në vendvotime në Kosovë.
Sipas KQZ-së, në këtë fazë të trajnimit do të përfshihen rreth 14 mijë anëtarë nga të gjitha komunat e Kosovës, të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të votimit në vendvotime.
Trajnimet po zhvillohen dhe do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të stafit zgjedhor.
Sipas vendimit të KQZ-së, në 2,498 vendvotime për votimin e rregullt (911 Qendra Votimi) do të angazhohen 12,678 anëtarë, 1,043 prej të cilëve janë anëtarë rezervë. Në mbledhjen e radhës, planifikohet emërimi edhe i rreth 700 anëtarëve për angazhim në vendvotime të rregullta në komuna të ndryshme të vendit.
Ndërkaq, në 52 vendvotime për votimin me kusht (38 Qendra Votimi) do të angazhohen 192 anëtarë. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të emëruar nga KQZ, përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjegjëse për përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.
-
Showbiz4 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit