Lajme
Kur pritet certifikimi i rezultateve? Deklarohen nga KQZ
Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se institucioni është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
Elezi tha se KQZ-ja do të vlerësojë nëse vendimet për ankesat përmbajnë obligime konkrete që duhet të zbatohen nga ky institucion.
“KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse. Mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare”.
Sipas tij, nëse vendimet nuk përmbajnë kërkesa të tilla, KQZ-ja është e gatshme që menjëherë pas plotfuqishmërisë së tyre të shpallë rezultatet përfundimtare.
“Nëse këto vendime s’përmbajnë diçka të tillë, atëherë pasi bëhen të plotëfuqishme, KQZ është e gatshme menjëherë t’i shpall rezultatet përfundimtare”.
Ai theksoi se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk nënkupton edhe përmbylljen e procesit zgjedhor, pasi subjektet politike dhe palët e përfshira kanë të drejtë të paraqesin ankesa edhe ndaj këtyre rezultateve.
“Shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyllë procesin zgjedhor, pasi palët kanë të drejtë ankese ndaj këtyre rezultateve. KQZ, ngjashëm si tani, duhet të presë afatin e ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime dhe pastaj të procedojë me certifikimin e rezultateve”.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother