Showbiz
Kurorëzohen Drita dhe Amiri, dalin pamjet e para të çiftit
Drita Stublla dhe futbollisti i njohur Amir Rrahmani i kanë dhënë fund beqarisë, duke e kurorëzuar dashurinë e tyre dyvjeçare me martesë.
Çifti, i cili shquhet për ruajtjen e jetës private me mjaft hermetizëm, ka vendosur së fundmi të ndajë me ndjekësit pamje nga pushimet e tyre romantike ndër kohë dhe momente nga kurorëzimi.
Pas një propozimi përrallor që ndodhi më 30 maj në ishullin e Sicilisë në Itali, dyshja mori vendimin spontan për t’u martuar zyrtarisht gjatë muajit korrik.
Në imazhet nga kurorëzimi civil, Drita ka treguar me humor edhe prapaskenat e asaj dite të veçantë:
“Pas propozimit, vendosëm papritur të martoheshim një ditë në korrik, e më pas u kthyem në shtëpi dhe fjetëm një gjumë”.

Ndonëse Drita e ka përshkruar veten me shaka si një personazh privat që publikon foto me partnerin e saj vetëm “një herë në dy vite”, detajet e reja nuk u ikën syrit tonë në rrjete sociale.
Drita ka disa javë që ka ndryshuar mbiemrin në profilin e saj në Instagram, duke e bërë Drita Stublla Rrahmani, dhe tek tani vjen konfirmimi i martesës nga Drita./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit