Lajme
Kuvendi i bllokuar prej muajsh, por prokurimi kujdeset që legjislatura e 11-të të pritet me lule
Derisa Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet pa funksionalizim të plotë për muaj të tërë dhe proceset politike janë bllokuar, administrata e këtij institucioni është kujdesur që ambientet e tij të mirëmbahen dhe zbukurohen me lule.
Sipas dokumenteve të prokurimit publik, Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Lulishtja Labi-A” për furnizimin me lule dhe bimë dekorative, si dhe për mbjelljen e tyre në ambientet e institucionit.
Në dokumentacionin e tenderit thuhet se vlera totale e parashikuar që mund të shpenzohet për këtë kontratë arrin në 30 mijë euro, e ndarë në dy grupe:
Grupi 1: 24,000 euro;
Grupi 2: 6,000 euro.

Sipas specifikimeve të kontratës, operatori ekonomik nuk do të jetë i obliguar vetëm për furnizimin me lule dhe bimë, por edhe për mbjelljen e tyre në hapësirat e oborrit të Kuvendit.
“Operatori ekonomik, përveç furnizimit, duhet të kryejë edhe mbjelljen e tyre”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Po ashtu, Kuvendi ka kërkuar që ofertuesit të aplikojnë çmime reale të tregut për secilin pozicion dhe për vlerën totale të furnizimeve dhe shërbimeve.
“Operatorët ekonomikë duhet t’i japin çmimet reale të tregut për pozicion dhe në total për furnizimet e kryera dhe shërbimet e ofruara. Çmimet jo-normalisht të ulëta dhe çmimet më të larta se çmimet reale të tregut do të trajtohen në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik”, thuhet në dosjen e tenderit.

Kontrata vjen në një periudhë kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të funksionalizohet plotësisht pas zgjedhjeve dhe kur deputetët e legjislaturës së re vazhdojnë të mos konstituojnë institucionin. Megjithatë, sipas këtij prokurimi, ambientet e Kuvendit pritet të jenë të dekoruara me lule për pritjen e legjislaturës së 11-të.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz3 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz2 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 weeks agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother