Connect with us

Lajme

Ky është “zvetënimi i arsimit”, Jehona Lushaku kritikon situatën me tekste shkollore

Jehona Lushaku nga LDK-ja ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për situatën me tekste shkollore, pak ditë para nisjes së procesit mësimor.

Sipas saj, fëmijët dhe tona po e paguajnë çmimin e paaftësisë së një të ashtuquajture qeveri në detyrë.

ZVENTËNIMI I ARSIMIT
Edhe një vit shkollor po fillon me rrëmujë, vonesa, ankth të prindërve, për shkak të papërgjegjësisë së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Rreth 200 mijë nxënës të klasave 1–9, vetëm katër ditë para fillimit të mësimit, ende nuk e dinë kur do t’i kenë tekstet shkollore. Prindërit presin subvencionet, libraritë presin prindërit, ndërsa fëmijët rrezikojnë të ulen përsëri në bankat shkollore pa libra.
E Ministria e arsimit, sot, më 27 gusht, ende nuk e ka caktuar as shumën e subvencionimit për librat!
Data e fillimit të vitit shkollor dihej botërisht. Ministria ka pasur muaj të tërë për t’u përgatitur, jo ta lë organizimin, kur zilja e parë është gati të bjerë.
Kjo qasje është poshtëruese ndaj nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve dhe dëshmi e një ministrie që nuk arrin ta organizojë me kohë as procesin më elementar të fillimit të vitit shkollor.
Tashmë pesë vjet e njëjta skenë: vendime në minutën e fundit, prindër që vrapojnë pas librave, vonesa në furnizim dhe nxënës që e fillojnë shkollën pa kushtet më bazike për mësim.
Fëmijët dhe familjet tona po e paguajnë çmimin e paaftësisë së një të ashtuquajture qeveri në detyrë, që veç në detyrë nuk është”, shkruan Lushaku në reagim.

Advertisement

Trending