Showbiz
Labinot Tahiri e 2 Ton bashkojnë kontributet për Roelin e Shpatit
Këngëtari dhe humanisti i njohur, Labinot Tahiri, ka prekur sërish zemrat e të gjithëve me një postim të bërë sot në rrjetet sociale, ku ka njoftuar deponimin e parave për familjen e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi.
Përmes këtij reagimi sot, Labi ka bërë të ditur se ia ka deponuar familjes 5,000 euro për djalin e vogël të Shpatit, Roelin — prej të cilave 4,000 euro janë nga vetë ai dhe 1,000 euro të tjera janë dhuruar nga reperi 2Ton, të cilit i shprehu një falënderim të veçantë për bashkëngjitjen në këtë kauzë.
Kjo vjen si vazhdimësi e nismës që Labi e ka startuar dy muaj më parë.
Ai ka treguar se përveç ndihmës private në të kaluarën, ka vendosur që nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë ku performon, të ndajë nga 150 euro për shëndetin dhe të ardhmen e Roelit, mjete këto që i kalojnë nënës së djalit, Selvies.
Në shkrimin e tij sot, Labi u ka dërguar një mesazh sigurie familjarëve, duke u kërkuar të mos shqetësohen për anën materiale, teksa zbuloi se këtë premtim ia kishte dhënë më parë edhe Big Mamës dhe mikut të Shpatit, Xenit.
Ai u është përgjigjur edhe kritikëve të mundshëm duke cituar fjalët e Nënë Terezës për veprat me dashuri të madhe, ndërsa u ka bërë thirrje hapur kolegëve të estradës që t’i kthejnë fjalët e mira në mbështetje konkrete financiare.
Labi e përmbylli postimin e tij duke falënderuar mërgimtarët e shumtë për gatishmërinë e tyre dhe me fjalët e ngrohta për vogëlushin: “Roel, të do xhaxhi Labi!”.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother