Connect with us

Showbiz

Londrimi mes yjeve botërorë, rrëmben vëmendjen në Javën e Modës në Milano

Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Londrimi, po shfaqet në një prej ngjarjeve më të mëdha të modës, duke tërhequr vëmendje me paraqitjen e tij në Milano.

Ai është parë në rreshtat e parë të eventeve të modës, në mesin e emrave të njohur ndërkombëtarë nga bota e modës dhe showbizit.

Gjatë qëndrimit në Milano, Londrimi ka ndarë edhe momente nga atmosfera e Javës së Modës, ku është shfaqur përkrah emrave të njohur të industrisë, përfshirë Vas Morgan.

Pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Londrimi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa paraqitja e tij në Milano po i jep një tjetër dimension rrugëtimit të tij publik.

Advertisement
Advertisement

Trending