Showbiz
Lotina dhe Mozzik së shpejti prindër
Një lajm i ëmbël vjen nga dyshja Lotina dhe Mozzik!
Lotina dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të parë së bashku. Çifti, të cilët janë të lidhur prej vitesh, kanë vendosur të ndajnë këtë lumturi të madhe me ndjekësit e tyre përmes një postimi tejet të ëmbël në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara, Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë Mozzik-ut.
Ajo ka zbuluar se e ka mbajtur të fshehtë këtë moment të ëmbël për 6 muaj, pavarësisht se ka qenë aktive çdo ditë në televizion. Përveç kësaj, përmes shkrimit “hid my boy from the world…” (e fsheha djalin tim nga bota), çifti ka zbuluar se janë në pritje të një djali.
Kujtojmë se kjo është foshnja e parë për Lotinën, ndërsa për reperin Mozzik ky është fëmija i tij i dytë. Ai është gjithashtu baba i një vajze të quajtur Hana, nga marrëdhënia e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.
Ky lajm ka sjellë një lumë urimesh në profilin e tyre nga miq, kolegë dhe mijëra ndjekës, të cilët i urojnë shtatzëni të mbarë Lotinës dhe jetë të gjatë vogëlushit që pritet të vijë në jetë shumë shpejt.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit