Lajme
LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci
Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se në takimin e kryetare së kuvendit me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, është dakorduar që seanca konstituive e legjislaturës së 11-të të mbahet më 6 gusht.
U dakorduam që, sipas ftesës, më 6 gusht të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së 11-të, sipas rendit të ditës i përcaktuar me rregullore”, tha Nagavci.
“Si subjekt që i ka fituar zgjedhjet, jemi të gatshëm dhe mezi presim të konstituojmë të gjitha institucionet dhe të vazhdojmë punën me kompetenca të plota në legjislaturën e 11, në Qeverinë e Kosovës dhe pastaj me punën e presidentit apo presidentes së zgjedhur brenda afatit të caktuar”
Duke komentuar deklarimin e Abdixhikut për vazhdim të bisedimeve me Kurtin pas mbylljes së punimeve të kuvendit të LDK-së, Nagavci tha se ky vendim është i mirëpritur.
“Ne natyrisht mirëpresim këtë vendim të kuvendit të LDK-së dhe presim të vazhdojnë diskutimet dhe dakordimi sepse vendi ka nevojë që sa më parë të vazhdojë puna”, tha ajo.
Se a pritet të ketë takim sot mes Kurtit dhe Abdixhikut, ajo tha: “Kjo çështje vendoset mes kryetarit të LVV-së dhe atij të LDK-së”.
“Unë besoj që në afatin më të shkurtër të mundshëm do të vazhdojnë bisedimet”.
Ajo tha se “nuk ka marrëveshje në parim me LDK-në”.
“Deri tani nuk ka asnjë dakordim për pozita të caktuara, por unë besoj që më e rëndësishmja është vullneti për t’i ofruar vendit institucione”.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother