Lajme
Mbi 120 shoferë nën ndikim alkooli gjatë 10 ditëve në Gjakovë, policia shqipton 1580 gjoba
Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar kontrollet në trafik gjatë 10 ditëve të fundit në kuadër të planeve operative “Alkooli” dhe “Vera 2026”, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 1,892 alkool-teste, ndërsa 123 drejtues mjetesh kanë rezultuar se po drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tyre është zbatuar masa mbrojtëse e konfiskimit të patentë-shoferit, sipas procedurave ligjore, transmeton lajmi.net.
Përveç kësaj, zyrtarët policorë kanë shqiptuar edhe 1,580 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, përfshirë tejkalimet e pasigurta, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, mosvendosjen e helmetës dhe kundërvajtje të tjera.
Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Vera 2026”, policia ka identifikuar edhe dy raste të posedimit të substancave narkotike, si dhe një rast të armëmbajtjes pa leje.
Policia rajonale e Gjakovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar se kujdesi dhe përgjegjësia në rrugë janë thelbësore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit