Showbiz
MC Kresha heq nga dora orën për t’ia dhuruar fansit
Një video e publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok është bërë menjëherë virale, duke marrë vëmendjen e mijëra ndjekësve.
Ngjarja ka ndodhur gjatë atmosferës të festivalit “Sunny Hill”, ku reperi i njohur MC Kresha ka dhuruar një moment mjaft emocional për të pranishmit.
Teksa po shijonte festivalin dhe po këndonte njëzëri me bashkëpunëtorin e tij të pandashëm, Lyrical Son, si dhe me fansat e shumtë që ndodheshin pranë tij, MC Kresha ka bërë një gjest plotësisht të papritur. I rrëmbyer nga energjia e turmës dhe emocioni i natës, reperi ka hequr orën nga dora e tij për ia dhuruar një prej fansave në turmë.
Pamjet në TikTok, me mbishkrimin “MC Kresha të dhuron orën e tij”, u bënë menjëherë virale në rrjet.
Komentet janë mbushur me lavdërime për thjeshtësinë dhe bujarinë e artistit, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më emocionuese të festivalit të sivjetshëm.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother