Showbiz
Me gjuhë diskriminuese, Fatos Kryeziu e lidh udhëheqjen e shtëpisë me “mjekrën e qimet e gjoksit”
Aktori Fatos Kryeziu ka përdorur një gjuhë thellësisht seksiste dhe promovuese të patriarkatit gjatë një interviste televizive, duke e reduktuar udhëheqjen e familjes te gjinia dhe tiparet fizike.
Kryeziu ka mbrojtur idenë se udhëheqja e shtëpisë i takon vetëm mashkullit, ndërsa barazinë apo vendimmarrjen e gruas e ka cilësuar si “humbje të burrërisë”.
“Gabimi tek qajo burrnia është, kur e jepin burrninë për të qenë zot i shtëpisë gruaja, gabimi kryesor është. Në shtëpi kullet burri. Përderisa ia lejon ti gruas me u bë zot shtëpie, të ka humbur burrnia… Si dole në rolin e femrës s’ki burrni më. Tash shtëpia e ka Alfën, jeta e ka Alfën – mashkulli është Alfa“
Diskursi i aktorit ka kaluar në terma denigrues kur udhëheqjen e familjes dhe suksesin e saj e ka lidhur drejtpërdrejt me pamjen e jashtme trupore, duke pretenduar se një grua nuk mund të ketë rolin drejtues sepse nuk ka tipare mashkullore.
“E ki do lesh në gjoks, e ki do mjekërr, do këmbë të parrume edhe ja lënë një njerit që është pa kime, pa asi… Pa qëta unë konsideroj që nuk ka sukses edhe familja, sepse është e lënë prej Krijuesit qekjo”, u shpreh Kryeziu.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother