Connect with us

Showbiz

Më përpara e rregullon vet gomën e makinës se sa e thirrë ish-in për ndihmë, Dafina Dauti: Më mirë me iu besu e me m’tradhtu, se e kundërta

Këngëtarja Dafina Dauti ishte e ftuar në intervistë tek “Artistët Shqiptarë”, ku iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta.

Gjatë intervistës, ajo u pyet nëse do të zgjidhte një udhëtim të gjatë me makinë pa muzikë apo një udhëtim me aeroplan me turbulenca, të lindte në Kosovë si shqiptare apo në Amerikë si amerikane, të ishte mbipeshë apo në formë pa imunitet, si dhe nëse do të preferonte të besonte dhe të tradhtohej apo të besohej dhe të tradhtonte.

“Më mirë me iu besu e me m’tradhtu, se e kundërta”, u shpreh Dafina, ndërsa tregoi edhe se më përpara do ta rregullonte vetë gomën e makinës sesa ta thërriste ish-in për ndihmë.

Feja apo kombi? Përgjigjet e Dafinës për këto dhe shumë pyetje të tjera i gjeni në intervistën më poshtë.

Advertisement

Trending