Showbiz
Megi Pojani largohet nga ‘Përputhen’ pas tre vitesh
Gjashtë vjet pasi u shndërrua në një emision të përditshëm, “Për’puthen” do të vazhdojë transmetimin në sezonin e ri, por me ndryshime të rëndësishme.
Burime të sigurta konfirmojnë se Megi Pojani nuk do ta drejtojë më programin. Përveç moderimit, ndryshime priten edhe në autorësinë e formatit, rol që gjatë sezonit të fundit mbahej nga Megi dhe Neda Balluku.

Ende nuk është vendosur publikisht se kush do ta pasojë, megjithatë në prapaskenë po përfliten dy ish banore të “Big Brother VIP”.
“Për’puthen” u kthye në një fenomen televiziv gjatë pandemisë, kur historitë dhe personazhet e tij dominonin rrjetet sociale dhe shënonin shifra rekord shikueshmërie. Në sezonet pasuese interesi pësoi rënie të dukshme, megjithatë formati vazhdon të mbetet një prej emisioneve të ndjekura të pasdites në Top Channel.
Mbetet të shihet nëse ndryshimet e reja do t’i japin programit një tjetër frymë dhe kush do të jetë fytyra që do ta marrë drejtimin e tij./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit