Auto&Tech
Mesazhet që nuk lënë gjurmë, WhatsApp po teston funksionin e ri
WhatsaApp po teston një funksion të ri që do t’u japë përdoruesve mundësinë të dërgojnë mesazhe tekstuale që mund të lexohen vetëm një herë, përpara se të zhduken përgjithmonë.
Aktualisht, aplikacioni e ofron këtë veçori vetëm për fotografitë, videot dhe mesazhet zanore. Tani, kompania po e zgjeron funksionin edhe për mesazhet me tekst..
Funksioni është vërejtur në versionin beta të WhatsApp për iPhone (iOS), të shpërndarë përmes TestFlight, si dhe në versionin testues për Android. Pasi të shkruajnë një mesazh, përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin opsionin “Dërgo si mesazh që lexohet vetëm një herë”.
Sapo marrësi ta hapë dhe ta lexojë mesazhin, ai do të fshihet automatikisht. Gjithashtu, mesazhi nuk do të mund të kopjohet, të përcillet apo të ndahet me përdorues të tjerë. WhatsApp do të bllokojë edhe “screenshots” dhe regjistrimin e ekranit për të ruajtur privatësinë e përmbajtjes.
Kompania nuk ka bërë të ditur ende se kur funksioni do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, por testimi i tij në fazën TestFlight tregon se ai mund të lançohet së shpejti.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother