Connect with us

Showbiz

M’i kanë shti ethet”, Benita tregon se si e ndoqi policia pas iu iku, këngëtares i konfiskohet patenta e shoferit

Këngëtarja Benita Zena ishte e ftuar në një intervistë për Artistët Shqiptarë, ku ndau detaje nga eksperienca e saj në Big Brother VIP Kosova, karriera muzikore dhe projektet që pritet të sjellë në vazhdim.

Mes tjerash, ajo rrëfeu edhe një ngjarje të pazakontë me Policinë e Kosovës. Benita zbuloi se njëherë ishte ndaluar nga policia pasi po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa pranoi se në fillim kishte tentuar t’u largohej.

Si pasojë e shkeljes, këngëtares iu konfiskua leja e drejtimit, ndërsa ajo e përshkroi të gjithë situatën si një moment që nuk do ta harrojë lehtë.

“M’i kanë shti ethet,” u shpreh Benita, duke shtuar se shpejtësia ka qenë gjithmonë një dobësi e saj, por se ngjarja i ka shërbyer si mësim.

Advertisement

Trending