Connect with us

Showbiz

Monika Lubonja thyen heshtjen pas videove intime: “Do ta ndjek ligjërisht deri në fund”

Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë pas videove intime që u shpërndanë disa ditë më parë, duke thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në reagimin e saj, Lubonja ka folur për dhimbjen që i ka shkaktuar kjo situatë, duke theksuar se privatësia dhe besimi i saj janë shkelur. Ajo ka kërkuar që të ndalet gjykimi dhe komentet ndaj saj, ndërsa mediave u ka bërë thirrje të mos publikojnë apo shpërndajnë materiale intime.

Lubonja ka bërë të ditur se i është drejtuar drejtësisë dhe se do ta ndjekë çështjen ligjërisht deri në fund. “Jam e sigurt që e vërteta do flasë”, ka shkruar ajo, duke shprehur besimin se drejtësia do ta bëjë punën e saj.

Advertisement

Trending