Showbiz
Moza gati për muzikë!
Fituesja e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, shkrimtarja dhe autorja e njohur Mimoza Ahmeti, ishte mbrëmjen e kaluar e ftuar në televizionin Vizion Plus.
Në një intervistë përballë gazetares Pranvera Borkaj, ajo ka ndarë emocionet dhe ka folur gjerësisht për eksperiencen e saj unike brenda fermës.
Gjatë bisedës, Moza zbuloi se ofertat për bashkëpunime muzikore nuk i kanë munguar pas daljes nga formati, duke përmendur dy emra të njohur: këngëtaren Tayna dhe mikun e saj, ish-fermerin Bujaka.
“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën që të bëjë një bashkëpunim muzikor me mua dhe jam jashtëzakonisht e lumtur,” tha ajo.
Megjithatë, ajo sqaroi me humor se ekziston një “radhë” që duhet respektuar.
“Kur më tha Bujaka, i thashë ‘prit’ se Tayna më ka kërkuar e para,” përfundoi fituesja e “Ferma VIP 3”, duke lënë të kuptohet se projektet e reja muzikore pritet të vijnë së shpejti.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz1 month agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 days agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother