Connect with us

Showbiz

Mozzik dhe Lotina Haziri bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre

Këngëtari i njohur Mozzik dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Oz.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Mozzik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur gëzimin e tij për ardhjen në jetë të të birit, duke i kushtuar disa fjalë të veçanta dhe plot dashuri.

Në dedikimin e tij, këngëtari i uron vogëlushit shëndet, jetë të gjatë dhe që Zoti ta udhëheqë gjithmonë drejt së mirës.

“U befsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të prift gjithmonë në të mirë. Të duam shumë, nana dhe baba”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.

Advertisement

Trending