Connect with us

Showbiz

Ndërron jetë reperja e njohur shqiptare Rinesa Qeriqi

Artistja e re Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik “Rinessance”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumorin në tru.

Për të ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhjen e fondeve për trajtimin mjekësor.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur motra e saj, Drenisa, e cila përmes një mesazhi prekës shkroi:

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Pusho e qetë shpirt i bardhë”.

Detajet e funeralit do të bëhen të ditura nga familja në një njoftim të mëvonshëm.

Advertisement
Advertisement

Trending