Showbiz
Nga Madridi në Prishtinë: Katy Perry e vendos “Sunny Hill”-in në hartën e turneut evropian 2026
Katy Perry ka zbuluar kalendarin e saj të festivaleve për verën e vitit 2026 dhe mes emrave më të mëdhenj të skenës evropiane shfaqet edhe Prishtina.
Këngëtarja amerikane ka përfshirë “Sunny Hill Festival” në hartën e saj, duke e zbuluar 31 korrikun si datën kur do të performojë para publikut kosovar.
Turneu festivalor i Perry-t përfshin disa nga ngjarjet më të njohura muzikore në Spanjë, Portugali, Belgjikë, Francë, Itali dhe Maltë, ndërsa ndalesa në Kosovë vjen si një nga pikat kulmore të verës së saj evropiane.
Për Prishtinën, kjo është më shumë sesa një koncert. Përfshirja e “Sunny Hill Festival” në agjendën zyrtare të një prej emrave më të njohur të muzikës pop tregon ndikimin në rritje të festivalit kosovar në skenën ndërkombëtare. Edicioni i vitit 2026 do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht, me Katy Perry si një nga emrat kryesorë të programit.
Me këtë njoftim, Sunny Hill fiton një tjetër moment të rëndësishëm promovues, duke e pozicionuar Prishtinën në të njëjtën listë me disa prej destinacioneve më të njohura muzikore të Evropës./Artistëtshqiptarë.
-
Showbiz4 weeks agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz1 month agoEkskluzive: Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë
-
Showbiz1 month agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz1 month agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz1 month agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 weeks agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz1 month agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz1 month agoFero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit