Connect with us

Showbiz

Nora Istrefi bën thirrje për protestë në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn

Këngëtarja Nora Istrefi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nora ka shprehur dhimbjen për rastin, duke theksuar se çdo grua meriton të jetojë e sigurt, pa frikë dhe të kthehet e qetë në shtëpi.

Ajo ka bërë të ditur se nesër do të jetë pjesë e protestës në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për Arlindën dhe mbrojtje për çdo grua.

Protesta do të mbahet në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Advertisement

Trending