Lajme
“Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën
Nusja e Fatmire Shabanit, gruas që humbi jetën tragjikisht së bashku me familjarët e saj në aksidentin në rrugën Bllacë-Shkup, ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të vjehrrës së saj.
Përmes një postimi në Facebook, Pranvera Shabani ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të Fatmire Shabanit, duke e përshkruar atë si një grua të fortë, të dashur dhe një shtyllë të familjes.
“Nuk ishe vetëm vjehrra ime, por një grua e fortë, e dashur dhe një shtyllë për familjen tonë. Faleminderit për çdo këshillë, për çdo buzëqeshje dhe për çdo të mirë që më dhe”, ka shkruar ajo.
Sipas familjarëve, Fatmire Shabani, së bashku me Ejup dhe Xheneta Tërnavën, po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit në momentin kur dyshohet se ndodhi aksidenti tragjik në një pjesë të rrugës që ishte në punime.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie, duke anuluar aktivitetet e planifikuara në shenjë respekti për viktimat.
Ndërkohë, ende nuk është bërë i ditur njoftimi për kohën dhe vendin e varrimit të të ndjerëve.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit