Showbiz
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Katy Perry ishte emri kryesor i natës së parë të Sunny Hill Festival, duke dhuruar një performancë spektakolare në Prishtinë.
- Megjithatë, krahas koncertit të saj, vëmendje të madhe mori edhe një tjetër detaj që kishte ngjallur kureshtje prej ditësh.
- Përpara festivalit u spekulua nëse partneri i saj, ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, do ta shoqëronte në Kosovë. Prania e tij nuk u bë publike gjatë mbrëmjes, por tashmë është konfirmuar.
- DJ Deezy, pjesë e line-up-it të Sunny Hill Festival, publikoi një fotografi me Justin Trudeau nga ambientet e festivalit, duke konfirmuar se ai ndodhej në Prishtinë për të ndjekur nga afër performancën e Katy Perry-t.

Këngëtarja interpretoi disa nga hitet më të njohura të karrierës së saj, duke dhuruar një spektakël para publikut kosovar.
Katy Perry dhe Justin Trudeau janë në një lidhje prej rreth një viti. Dyshja u përfol për herë të parë në verën e vitit 2025, pasi u panë duke darkuar së bashku në Montreal, ndërsa më pas e bënë publike romancën e tyre.

Gjatë muajve të fundit, ata janë shfaqur së bashku në disa dalje publike dhe pushime.
Justin Trudeau drejtoi Kanadanë si kryeministër nga nëntori i vitit 2015 deri në mars të vitit 2025.
Vizita e tij në Kosovë nuk ishte paralajmëruar, ndërsa fotografia e publikuar nga DJ Deezy konfirmoi praninë e tij në Sunny Hill Festival për të mbështetur partneren e tij.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother