Connect with us

Lajme

PDK-ja dhe Aleanca n’kuvend, shpëndajnë mesazhe tek ulëset e LVV-së

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, bashkë me ata të Aleancës, kanë hyrë në sallën e kuvendit, aty ku për të disatën ditë me radhë po apelojnë që të ftohet seanca konstituuese.

Ata janë ulur në ulëset e tyre, teksa në ato të mazhorancës (LVV), kanë shpërndarë letrat me mesazhin: “Repsektojeni Kushtetutën. Konstituojeni kuvendin”.

Grupet parlamentare të këtyre dy partive mëngjesin e sotëm ishin edhe para objektit të qeverisë, në shenjë revolte ndaj ngërçit të krijuar.

Advertisement

Trending