Lajme
Përditësimi i fundit: Në këtë pikë pritjet po zgjasin deri 90 minuta
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat kufitare, ku pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Sipas përditësimit të bërë në orën 12:30, qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike po presin deri në 90 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 1,000 metra, raporton IndeksOnline.
Ndërsa në dalje pritjet janë rreth 15 minuta me kolonë prej 100 metrash.
Pritje më të gjata janë regjistruar edhe në Muçibabë, ku në hyrje pritet deri në 40 minuta dhe kolona arrin në 700 metra.
E në Han të Elezit pritjet janë rreth 15 minuta në të dy drejtimet, ndërsa kolona është 100 metra. Në pikën kufitare Kullë, pritjet në hyrje janë 10–15 minuta, me kolonë deri në 150 metra.
Në pikat e tjera kufitare pritjet janë minimale dhe lëvizin kryesisht nga 3 deri në 10 minuta.

-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit