Lajme
Pezullohet protesta e punëtorëve të RTK-së pas ndarjes së mjeteve buxhetore
Protesta e paralajmëruar për sot nga Federata Sindikale e RTK-së dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së është pezulluar, pas vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për të alokuar 2.24 milionë euro për Radiotelevizionin e Kosovës.
Vendimi u miratua të premten në një mbledhje elektronike të qeverisë dhe synon të tejkalojë krizën financiare që la punëtorët e RTK-së pa paga për 13 ditë.
Në një reagim të përbashkët, sindikatat njoftuan se, duke marrë parasysh zhvillimin e fundit, kanë vendosur të pezullojnë protestën e planifikuar për sot në orën 11:30.
Megjithatë, ato paralajmëruan se do ta monitorojnë situatën dhe, në rast se pagat nuk ekzekutohen, protesta do të rifillojë.
Sindikatat theksuan se pezullimi i protestës nuk do të thotë se çështja është zgjidhur përfundimisht. Ato kërkuan nga institucionet përgjegjëse të sigurojnë financim të qëndrueshëm për RTK-në dhe pagesë të rregullt të pagave, duke theksuar se punëtorët nuk duhet të mbeten peng i bllokadave politike, neglizhencës institucionale apo dështimeve menaxheriale.
Në fund, Federata Sindikale e RTK-së dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së falënderuan punëtorët për unitetin, solidaritetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar se pikërisht ky unitet kontribuoi në tejkalimin e krizës.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother