Lajme
Policët e shpëtojnë një fëmijë në Liqenin e Batllavës
Një intervenim i shpejtë i zyrtarëve të Policisë së Kosovës ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së një fëmije në Liqenin e Batllavës, në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30. Gjatë patrullimit në zonë, një njësi policore i ka dalë në ndihmë një qytetari, i cili sapo kishte nxjerrë nga liqeni një fëmijë në gjendje të rënduar.
Menjëherë pas arritjes në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime emergjente duke kryer reanimim kardiopulmonar (CPR), gjë që ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes së fëmijës.
“Në vendngjarje ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët kanë e marrë viktimën për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Showbiz4 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz4 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz4 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz4 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz4 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit