Lajme
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro 1 milion euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, të dyshuar për përfshirje në zjarrin që përfshiu diskotekën “Gate Club” në zonën industriale Prishtinë–Fushë-Kosovë, më 14 shkurt 2025.
Sipas aktakuzës, SH.T. dhe F.S. dyshohet se, në bashkëkryerje dhe në këmbim të 3 mijë eurove, i kanë vënë zjarrin objektit të diskotekës, pas shtytjes nga i pandehuri RR.A.
Si pasojë e zjarrit, të dëmtuarve u është shkaktuar dëm material prej 969 mijë e 435 eurosh.
Ndërkaq, B.H., I.M. dhe RR.A. akuzohen për “Shtytje nga zjarrvënia”. Sipas prokurorisë, nga shtatori deri më 16 nëntor 2025, në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, ata dyshohet se, së bashku me persona të tjerë, kanë shtyrë një person ende të paidentifikuar që të kryejë vepër penale kundër pasurisë së S.S.
Sipas aktakuzës, motivi dyshohet të ketë qenë hakmarrja, pasi të pandehurit konsideronin se F.S. dhe SH.T. ishin arrestuar si rezultat i veprimeve të S.S.
Personat e shtyrë, sipas prokurorisë, më pas i kanë vënë zjarrin automjetit “Range Rover” të S.S., duke shkaktuar dëm material prej 54 mijë e 892.72 eurosh.
Përveç këtyre veprave, F.S. akuzohet edhe për “Pengimin e të provuarit apo procedurës zyrtare”.
Prokurori i çështjes ka propozuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, t’i shpallë fajtorë të pandehurit për veprat penale që u ngarkohen dhe t’i dënojë sipas legjislacionit në fuqi.
Të akuzuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.
-
Showbiz3 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz3 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz3 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz3 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz3 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz2 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz3 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother