Lajme
Protesta për Zvërnecin në ditën e 22-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Protesta kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit ka hyrë në ditën e saj të 22-të ku qytetarët janë mbledhur sërish në kryeqytet për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij investimi.
Qytetarët u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta, flamuj kombëtarë dhe duke shqiptuar parulla kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, një pjesë e protestuesve ka qëndruar gjatë natës pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa numri i tyre ka qenë i kufizuar. Policia u ka kërkuar të largohen nga rruga për të mos penguar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që protestuesit janë rigrupuar sërish në Sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin.
Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve në shesh, lëvizja qytetare tashmë është strukturuar rreth pesë pikave të panegociueshme drejtuar autoriteteve:
Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Krijimi i një Qeverie Teknike.
Shfuqizimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura.
Shfuqizimi i Ligjit për Investimet Strategjike.
Anulimi i plotë i projektit të njohur si “Paketa e Maleve”.
-
Showbiz5 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz4 months agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz5 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz5 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz5 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz5 months agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother
-
Showbiz4 months agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit