Connect with us

Lajme

Protestat e shtatorit, Haxhiu “thumbon” opozitën: Të tregojnë arsyen pse duan të protestojnë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka komentuar paralajmërimet e PDK-së dhe Aleancës për protesta gjatë muajit shtator.

Haxhiu ka kërkuar nga partitë opozitare që fillimisht të bëjnë të qartë arsyen për të cilën synojnë të protestojnë.

“Se pari, është e rëndësishme të tregojnë arsyen pse duan të protestojnë. Nëse është vendimi për Specialen, ne ende nuk e dimë cili është. Unë uroj që gjykata ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë Speciale”, është shprehur Haxhiu.

Ajo ka deklaruar se nuk e ka votuar themelimin e Gjykatës Speciale dhe se, sipas saj, as Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka votuar atë.

“Nëse e kanë për këtë arsye, unë nuk e kam votuar Gjykatën Speciale, as Vetëvendosje. Ata duhet të kërkojnë falje publike për këtë dëm që i kanë shkaktuar vendit”, ka thënë Haxhiu. 

Advertisement
Advertisement

Trending