Lajme
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga partia
Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilave kjo parti nuk ka arritur të sigurojë as 2 mijë vota në nivel vendi.
Pas këtij rezultati, ka reaguar anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila ka falënderuar mbështetësit e partisë dhe ka theksuar se, pavarësisht rezultatit të dobët elektoral, angazhimi politik i PSD-së do të vazhdojë.
“Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon”, ka deklaruar Kuçi.
Ajo ka lënë të kuptohet se partia do të vazhdojë aktivitetin e saj politik edhe pas këtij rezultati, duke mbetur e përkushtuar ndaj qëndrimeve dhe parimeve që përfaqëson.
-
Showbiz2 months agoKënga për Roelin- Nëna e Shpat Kasapit ka një mesazh për Pandorën
-
Showbiz2 weeks agoAdri dhe Iliriana japin lajmin e bukur
-
Showbiz2 months agoÇifti më i ri i showbizit bën paraqitjen e parë publike
-
Showbiz2 months agoDrama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit
-
Showbiz2 months agoKlodi në mbrëmje romantike me Elijonën? Postimet ngrenë dyshime në rrjete sociale
-
Showbiz1 month agoVajza e Bleros me dedikim të veçantë për vëllain e vogël
-
Showbiz5 days agoTension i madh para meçit të radhës të Drilonit
-
Showbiz2 months agoBenita paralajmëron intervistën “bombë” pas daljes nga Big Brother