Connect with us

Lajme

Qumështorja “Vita” i nis procedurat kundër ministrisë, i drejtohet Gjykatës Komerciale, Administratives dhe Supremes

Qumështorja “Vita”, pasi prezantoi disa analiza të marra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që dëshmojnë se qumështi i kësaj kompanie është i pastër, i ka nisur procedurat ligjore kundër AUV-it dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Vita” e ka paditur në Gjykatën Supreme Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Qumështorja e ka paditur ministrinë edhe në Gjykatën Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për inicimin e verifikimit administrativ dhe kontrollit të jashtëzakonshëm ndaj operatorit
ekonomik ABRAZEN LLC, si edhe ndaj operatorëve të tjerë ekonomikë që gjatë procedurës rezultojnë të lidhur me objetin e këtij verfikimi.

“Vita” ka nisur procedura ligjore në edhe Gjykatën Komerciale dhe në Gjykatën Administrative, duke argumentuar se pëkundër ligjit, AUV-i nuk ka publikuar rezultatet, përkatësisht nuk i ka dërguar rezultatet e analizave te kjo kompani.

Vita thotë në kërkesën e saj se hezitimi për ta shpalosur raportin e prezantuar më datë 04/08/2026, përkundër kërkesave të ripërsëritura të kompanisë dhe vonesa e publikimit të rezultateve përkundër afatit ligjor, vë në dyshim transparencën dhe drejtshmërinë e procedurës së zhvilluar kunder qumështores “Vita”.

Advertisement

Qumështorja “Vita” thotë se përveç interesit juridik për ruajtjen e provës nga ana e kompanisë, kjo kërkesë per ruajtjen dhe sigurimin e provës është e natyrës urgjente.

Advertisement

Trending